Loading...

Ylli i futbollit irakian vdes nga COVID-19

Legjenda e futbollit irakian, Ahmed Radhi vdiq sot në moshën 56-vjeçare pas ndërlikimeve nga koronavirusi i ri, tha Ministria irakiane e Shëndetësisë.

Njoftimi për vdekjen e tij erdhi vetëm disa orë para evakuimit të tij me aeroplan për në Jordani.

Ahmed Radhi u shtrua në spital në Bagdad një javë më parë, pasi u testua pozitiv për sëmundjen Covid-19.

Ai la spitalin të enjten pasi shëndeti i tij u përmirësua.

Sidoqoftë, pushimi ishte i shkurtër dhe ai u ripranua në spital në të njëjtën ditë.

Legjenda e futbollit irakian, Ahmed Radhi ishte një nga shënuesit më të mirë të kombëtares, ku shënoi edhe golin e vetëm të vendit të tij në finalen e Kupës së Botës 1986 kundër Belgjikës (1-2 ).

Ai gjithashtu drejtoi Irakun drejt fitores në Kupat e Gjirit në 1984 dhe veçanërisht 1988, ku u emërua futbollisti aziatik i vitit./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com