Loading...

“Juventus” apo “Inter”, Kumbulla: E kam mendjen tek “Verona”

Një nga mbrojtësit më në formë në Itali, një nga talentet më të kërkuara në Seria A, Marash Kumbulla, është në qendër të dëshirave të “Juventusit” dhe “Interit”, por futbollisti shprehet mjaft i ftohtë dhe mendjen, siç thotë ai e ka tek “Verona”, skuadra me të cilën debutoi në Seria A dhe u bë i njohur.

20-vjeçari pas fitores me “Cagiarin” mbrëmjen e djeshme u shpreh se është i përqendruar tek skuadra e “Veronës” dhe kur të mbyllet sezoni do nis të mendojë për merkaton.

“Kishim një dëshirë të madhe për t’u kthyer në fushë. Ishte një fitore e bukur, të gjithë luajtëm mirë, disa prej nesh shkëlqyen. Nuk jemi akoma në 100%, por stërvitjet po na ndihmojnë të kthehemi gradualisht ata që ishim në muajin mars.

“Ftohtësia ime në lidhje me interesimin e Juventusit dhe Interit? Kështu jam unë. Le të themi se kjo është meritë e atyre që më rrethojnë: shokëve të skuadrës, trajnerit dhe klubit, të cilët më kanë ndihmuar shumë“, – tha 20-vjeçari./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com