Tuneli i Llogorasë do të jetë një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.
Kështu e cilëson ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë projektin e tunelit të Llogorasë, I cili do të krijojë akses të shpejtë e të sigurt drejt “Perlës së Ballkanit”
Me këtë vepër aksi Orikum-Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta, ndërkohë që sot përshkohet për 55 minuta.
Tuneli i Llogorasë do të ketë një gjatësi prej 5.9-6 km, do të lëvizet me shpejtësi 50-80 km orë , do të ketë karrexhatë me dy sense dhe 1 tunel emergjence.
Udhëtimi nga Ura e Shën Elizës deri tek Ura e Palasës do të bëhet për 7-10 minuta.
Qeveria shqiptare hapi dje garën për projektin inxhinierik për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, i cili do të ndërtohet me fondet e buxhetit të shtetit.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi tunelin e Llogorasë si pjesë e një mozaiku dhe vizioni strategjik zhvillimi dhe zinxhiri projektesh që janë ndërtuar mbi bazën e një vizioni.
Tuneli i Llogorasë është pjesë e paketës së madhe të infrastrukturës në mbështetje e shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe të strategjisë për zhvillimin e turizmit që ka qeveria./atsh