Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar sot se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 66 raste pozitivë me COVID-19.
Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në daljen e saj për medien u shpreh se “24 orëve të fundit janë kryer 280 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 nga të cilat janë konfirmuar 66 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan”.
Sipas saj, gatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1086.
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me COVID-19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 -vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.
COVID-19 – Statistika (18 Qershor 2020)
Testime totale 21790
Raste pozitive 1788
Raste të shëruara 1086
Raste Aktive 663
Humbje jete 39 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 4, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 326
Durrës 132
Shkodër 111
Vlorë 42
Fier 24
Elbasan 9
Korçë 7
Lezhë 5
Kukës 5
Gjirokastër 1
Berat 1/atsh