Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me fokus të pandërprerë sigurinë ushqimore, kanë kryer gjatë 24 orëve të fundit 756 inspektime dhe monitorime në shkallë vendi, në kuadër të taskforcës antiCovid.
“Gjatë inspektimeve janë vendosur 3 masa administrative. Është vendosur 1 masë administrative për moszbatim të masave anti COVID në një subjekt “bar kafe”, në një subjekt tregtim akullore, pas rezultatit pozitiv të analizave për enterobakterie. Gjithashtu në një subjekt të përpunimit të qumështit baxho, pas rezultateve zyrtare të analizave është vendosur masa administrative, si dhe ndalim i pjesshëm i aktivitetit për prodhimin e djathit kaçkavall”, njoftoi AKU.
Sipas AKU-së, për sasinë prej 137,6 kg djath kaçkavall ështe marrë masë për asgjësim.
Në kuadër të planit të marrjes së mostrave janë marrë 41 mostra kryesisht në monitorimin e qumështit si dhe në perime për analizimin e mbetjeve pesticide.
AKU është çdo ditë në terren në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve./atsh