Loading...

Hapet bypass-i i Fierit, shkurton me 35 minuta distancën Tiranë-Vlorë

Bypass-i i Fierit, një nga veprat kryesore të infrastrukturës rrugore shqiptare, jetik për lëvizjen sidomos gjatë sezonit veror, është hapur në të dyja korsitë e tij.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aks i rëndësishëm rrugor ku 22 km mund të përshkohen në 15 minuta me një shpejtësi 120 km/h.

“Mirëmëngjes ju uroj rrugë të mbarë në Bypass-in e Fierit”, tha Rama.

Bypass-i i Fierit ka një rëndësi të veçantë pasi bën të mundur lidhjen e tre akseve: Lushnjë-Fier, Levan-Vlorë dhe Levan-Tepelenë, por njëkohësisht bën lehtësisht më të aksesueshëm bregdetin e Jugut.

Ndërtimi i këtij aksi dhe vendosja në funksion shkurton me 35 minuta distancën Tiranë-Vlorë.

Bypass-i i Fierit është një nga segmentet kyçe të autostradës Veri-Jug. Ai ka gjerësi 22 metra, gjatësi afërsisht 22 km, me vlerë investimit prej 60 milionë euro dhe është financuar nga BERZH dhe BEI./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com