Loading...

Peizazhe magjepsëse nga Syri i Kaltër, monument i natyrës dhe destinacion turistik

Kryeministri Edi Rama përcolli këtë mëngjes pamje nga bukuritë magjepsëse të Syrit të Kaltër.

“Mirëmëngjes dhe me këtë peizazh nga Syri i Kaltër, ju uroj të dielë të paqtë”, u shpreh kryeministri Rama.

Syri i Kaltër është një burim uji, dukuri natyrore dhe vend turistik i shpallur monument i natyrës, që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë – Gjirokastër, në jug të Shqipërisë.

Syri i Kaltër është një burim me origjinë karstike me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.

Syri i Kaltër ka një thellësi më shumë se pesëdhjetë metra. Disa zhytës kanë zbritur deri në pesëdhjetë metra, por është ende e paqartë se cila është thellësia e saktë e gropës karstike.

Nga thellësia e burimit dhe veçantia e vrimës karstike uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit.

Syri i Kaltër njihet edhe si ‘Burim i Bistricës’ pasi është burimi fillestar i ujit të lumit të Bistricës, i gjatë 25 km, i cili përfundon në Detin Jon në jug të Sarandës./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com