Kurt Thomas, i cili ndihmoi në udhëheqjen e ekipit të gjimnastikës amerikane të vitit 1978 në medaljen e parë të arit të Kampionatit Botëror të SHBA-së, vdiq në moshën 64 vjeçare.
“Thomas vdiq të premten, dy javë pasi pësoi një goditje të fortë në tru”, raportoi International Gymnast Media.
Kampioni i medaljes së arit të Kupës Amerikane, i njohur më së miri për lëvizjet e kalit, gjithashtu luajti një rol në thrillerin e arteve marciale të vitit 1985, “Gymkata”.
“Të gjithë ne në familjen e gjimnastikës jemi të trishtuar, të tronditur dhe të shkatërruar nga vdekja e tij”, shkruajti n Twitter kampionia Olimpike e vitit 1976, Nadia Comaneci.
“Ngushëllime për familjen. U prehsh në paqe Kurt Thomas”, shtoi ajo./atsh