Kryeministri Edi Rama përshëndeti arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore në takimin e mbrëmjes së sotme të Këshillit Politik, me praninë e ambsadorëve të SHBA, BE, OSBE dhe Britanisë së Madhe.
“Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”. Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata”, u shpreh Rama.
“Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë. ODHIR është dakord që kjo nuk e cenon lirinë e zgjedhjeve. BE është e kënaqur, Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave. Ah po, mbaroi edhe revolucioni”, u shpreh kryeministri Rama. /atsh