Loading...

Masat ndaj COVID-19/Shqipëria pozicion jashtëzakonisht të favorshëm falë mbylljes së fortë

“Në kushtet e hapjes rritet ekspozimi ndaj COVID-19 dhe ne kemi parashikuar që do të ketë një rritje”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Por, Rama tha se “për fat të mirë kemi pasur pozicion jashtëzakonisht të favorshëm sepse kemi vendosur bazën shumë poshtë falë mbylljes së fortë dhe faktit që shqiptarët respektuan rregullat”.

“Ne ia dolëm jo si ndonjë vend tjetër që del nga një bazë e lartë, por me një numër humbje jetësh më të ulëtin në planet për 100 mijë apo 1 milionë banorë dhe me një numër mesatar shtretërish në terapinë intensive ndër më të ulëtit. Mbyllja luajti rolin e vetë të madh”, tha Rama.

Duke u hapur, Kryeministri tha se numrat do të lëvizin sepse nuk ka ikur virusi dhe do të rriten”. “Frika e madhe dhe meraku i madh që kam unë personalisht është që mund të shkojnë përtej parashikimeve. Mund të rriten më shumë se sa janë bërë disa parashikime optimale, mesatare apo negative dhe nëse ndodh kjo situata do të jetë shumë, shumë problematike”, tha Rama.

Por, Rama tha se “nuk dua të flas për mbyllje se sapo jemi hapur, por për nevojën që secili të bëjë punën e vetë dhe secili kujdes”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com