Loading...

Shqipëria ndër vendet e para që hap kufijtë, në shumë vende ende janë të mbyllur

Kryeministri Edi Rama u kërkoi sot qytetarëve durim lidhur me lëvizjen përtej kufijve, ndërsa u shpreh se “plot kufij fqinj ose jo, janë ende mbyllur”.

“‘Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hapur e kur thosha jo s’i ka hapur gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam një mijë të meta, po nuk gënjej dhe mirë a keq them atë që bëj dhe bëj atë që them”, tha Rama, duke iu përgjigjur këmbënguljes nga ana e qytetarëve për hapjen e kufijve.

Dhe mos keqkuptohemi, vijoi ai, “s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dezinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur”.

“Prandaj durim, besim dhe kujdes nga nxitimi në ngrënien e rrenave se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen”, tha Rama./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com