Loading...

Itali/ Raportohen 111 viktima të reja nga COVID-19

Italia raportoi 111 viktima të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 33 340 numrin e përgjithshëm të viktimave, ndërsa rajonet përgatiten për rihapjen e kufijve duke filluar nga 3 qershori.

Ulja e numrit të viktimave, të regjistruara gjatë javës së kaluar, tregon se kulmi i krizës ka kaluar.

Rastet aktive të koronavirusit gjithashtu vazhduan të shënojnë rënie. Është regjistruar një rënie prej 2 484 rastesh, duke arritur në gjithsej 43 691.

Ndërkohë, numri i të shëruarve është rritur në 155 633, duke lehtësuar presionin ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor.

Rajoni verior i Lombardisë vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë në Itali me gjithsej 16 079 viktima, shifër që paraqet pothuajse gjysmën e numrit të përgjithshëm të viktimave në vend.

Qeveria italiane konfirmoi dje se kufizimet e fundit për lëvizje midis rajoneve do të hiqen më 3 qershor./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com