Loading...

Greqia hap kufirin me Shqipërinë

Ministria greke e Turizmit njoftoi sot listën e vendeve me të cilat Greqia do të hapë kufijtë nga 15 qershori, me fluturime të lejuara për të zbritur në Athinë dhe Selanik.

Në lista e vendeve janë Shqipëria, Australia, Austria, Bullgaria, Republika Çeke, Kina, Kroacia, Qiproja, Danimarka, Estonia, Gjermania, Hungaria, Izraeli, Japonia, Letonia, Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Koreja e Jugut, Zvicra dhe Finlanda.

Lista e 29 vendeve u hartua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi u morën në konsideratë njoftimet Agjencisë Europiane të Sigurisë së Ajrit (EASA), si dhe propozimi përkatës i Komitetit grek të Sëmundjeve Infektive .

“Për disa vizitorë do të kryhet testi. Rregullat ekzistuese vazhdojnë të zbatohen për të gjitha vendet e tjera. Lista, që do të zgjerohet duke filluar nga 1 korriku, do të shpallet në kohën e duhur. Në çdo rast, monitorimi epidemiologjik dhe vlerësimi do të jenë të vazhdueshëm ”, thuhet në njoftim./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com