Loading...

Erdogan: Turqia nis lehtësimin e kufizimeve më 1 qershor

Turqia do të rihapë më 1 qershor kafenetë, restorantet, parqet dhe vendet e tjera publike, të cilat janë mbyllur që nga marsi për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri.

“Ndalimet e hyrje-daljeve për 15 provincat dhe qytetet, përfshirë kryeqytetin kombëtar, Ankaranë dhe qendrën financiare, Stambollin, do të hiqen”, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Palestrat, pishinat, kopshtet dhe muzetë do të mirëpresin edhe një herë klientët”, shtoi ai në një fjalim televiziv drejtuar kombit, pas një takimi të kabinetit.

Erdogan theksoi se të moshuarit dhe personat 18 vjeç e poshtë do të vazhdojnë të mbeten nën izolim.

Turqia ka detyruar vetëm një bllokim mbarëkombëtar katërditor, gjatë Fiter Bajramit, ndërkohë që ka aplikuar kryesisht shtetrrethime fundjave në disa provinca, gjatë dy muajve të fundit./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com