Loading...

Merkel: Jemi akoma në fillim të pandemisë

Ndërsa landet e Gjermanisë po vazhdojnë përparë me lehtësimin e kufizimeve të ndërmarra për frenimin e koronavirusit të ri, kancelarja Angela Merkel bëri thirrje sot për unitet dhe marrje në konsideratë të të tjerëve, pas argumentave të disave që masat mbrojtëse duhet të hiqen më shpejt.

“Ne jemi në fillim të pandemisë. Nuk kemi ende një vaksinë ose ilaç”, tha ajo, duke shtuar se Gjermania ka më shumë kontroll mbi virusin dhe falënderoi qytetarët për kujdesin e tyre të vazhdueshëm.

Deklaratat e saj erdhën pas thirrjeve të njërit prej 16 kryeministrave të shtetit, Bodo Ramelow, nga Thuringia, për një strategji më pak kufizuese.

Kancelarja paralajmëroi se shpërthimet e reja mund të shfaqen shpejt, duke përmendur një zinxhir infeksionesh të lidhura me një kishë në Frankfurt dhe një tjetër, që është gjurmuar përsëri në një restorant në Saksoninë e Poshtme./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com