Loading...

Vendimi/ Njohje e patentave shqiptare në Turqi dhe anasjelltas

Qeveria ka miratuar të mërkurën marrëveshjen me qeverinë turke për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit.

Kjo marrëveshje është bërë “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Kjo marrëveshje do t’u japë mundësi shtetasve shqiptarë të udhëtojnë me leje drejtimi shqiptare në territorin e Turqisë dhe anasjelltas, për shtetasit turq në vendin tonë. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com