Bashkia e Selenicës vijon shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë dhe të moshuarit, ku vetëm dje u shpërndanë mbi 400 pako ushqimore.
Kryetari i bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj, tha për ATSH-në se “gjatë ditës së djeshme shpërndamë 390 pako ushqimore nga bashkia dhe 42 nga rezervat e shtetit”.
Sipas tij, u ndihmuan me ndihma familjet në nevojë në njësitë administrative Selenicë, Armen, Vllahinë, Brataj Kotë dhe Sevaster.
Bashkia e Selenicës do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme shpërndarjen e ndihmave për t’iu gjendur sa më pranë në këto ditë të vështira./atsh