Rritja e sigurisë në rrugë është prioritet për Autoritetin Rrugor Shqiptar i cili po ndërhyn në mirëmbajtjen e tyre.
Sipas ARRSH-së po vijon puna për mirëmbajten rutinë përgjatë autostradës Levan-Vlorë, rreth 25 km e gjatë, çka rrit sigurinë në rrugë në prag edhe të sezonit turistik.
“Çdo ditë punë për të rritur sigurinë rrugore. Në vijim të mirëmbajtjes rutinë që bëhet në të gjitha akset nacionale, sot vazhdon puna për riparimin e cedimeve në autostradën Levan-Vlorë”, bën të ditur ARSH-ja. /atsh