Myslimanët në shumicën e vendeve të Lindjes së Mesme do të festojnë të dielën festën e Fiter Bajramit, duke shënuar fundin e muajit të Ramazanit, me kufizime kundër koronavirusit në të gjithë rajonin.
Gjykata mbretërore në Arabinë Saudite, shtëpia e vendeve më të shenjta të Islamit, deklaroi se e shtuna është dita e fundit e Ramazanit dhe e diela do të shënojë ditën e parë të muajit “Shawwal” dhe fillimin e Bajramit tre ditor, një ndër festat më të shenjta në kalendarin islam.
Fillimi dhe fundi i muajve islam përcaktohen nga shikimi i hënës së re.
Katari, Jordania, Kuvajti, Egjipti, Siria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe qeveria e Jemenit do të festojnë, gjithashtu, të dielën. /atsh