Loading...

Një vit nga nisja e misionit FRONTEX në Shqipëri, histori suksesi

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi sot nga pika kufitare e Kakavijës se “për një vit nga nisja e operacionit të përbashkët me FRONTEX është arritur një volum i madh pune dhe suksesi, që ka çuar në rritjen e numrit të goditjes së krimit kufitar, ashtu siç ka çuar edhe në rritjen e numrit të kapjes së personave, të cilët në mënyrë të paligjshme kalojnë kufirin, migrantët e paligjshëm”.

Në një prononcim për mediet Lleshaj u shpreh se “jemi këtu për të shenjuar 1 vjetorin e fillimit të një prej operacioneve të rëndësishme të policisë shqiptare dhe FRONTEX”.

“Ky operacion synon tre objektiva të rëndësishëm , e para kontrollin e emigracionit të paligjshëm, kontrollin dhe luftën kundër krimit ndër kufitar dhe forcimin e bashkëpunimit policisë shqiptare dhe policive te BE-së në kuadër të procesit tonë të integrimit europian. Migracioni mbetet një sfidë e madhe dhe ne kemi regjistruar shifra mjaft të larta të migracionit të paligjshëm drejt Shqipërisë, i cili më pas tenton të zhvendoset drejt vendeve të BE-së”, – nënvizoi Lleshaj.

Ministri Llesha tha se “ne jemi të vendosur që në bashkëpunim me vendet europiane të frenojmë dhe të kontrollojmë këtë migracion, i cili shoqërohet me rrisqe të mëdha për sigurinë e Shqipërisë dhe BE-së”.

Duke falënderuar BE-në dhe FRONTEX, Lleshaj u shpreh se “ky bashkëpunim është i pari që FRONTEX ka realizuar më një vend jo anëtar të BE-së, një model që po ndiqet edhe nga vende të tjera të rajonit, gjatë këtij operacionit kemi 451 oficerë policie nag vendet e BE-së , të cilët përveçse kanë kontribuar përmes shërbimit dhe patrullimit në kufirin tonë kanë dhënë edhe një eksperiencë të madhe gjatë bashkëpunimit me oficerët tanë të policisë”.

“Sot në vendin tonë janë 51 oficerë nga vende të ndryshme të BE-së, janë gjithsej 17 vende anëtare që kanë kontribuar me oficerë policie gjatë këtij aksioni në kuadër të këtij bashkëpunimi është shkëmbyer një volum i madh experience”,- tha Lleshaj.

Lidhur me luftën kundër kanabisit, Lleshaj tha se “objektivi politik i ynë është për ta çrrënjosur dhe do të crrënjoset kanabisi dhe të gjithë ata që mbështesin këtë veprimtari kriminale”.

“Lufta kundër kanabisit është një prioritetet i Policisë së Shtetit ,e cila ka arritur në vitet e fundit sukesese të pamohueshme të njohura ndërkombëtarisht. Kanabisi në Shqipëri ka marrë goditje të rënda dhe të pakthyeshme”, – theksoi Lleshaj.

Ministri Lleshaj bëri të ditur se “viti 2020 do të shënojë një hap të ri të përshkallëzimti të përpjekjeve të policisë në luftën kundër kanabisit për këtë arsye ka një plan të madh ndërinstitucional, ku përfshihet policia, prefektura, agjencitë e tjera të cilat janë të angazhuara që ky fenomen të çrrënjoset nga Shqipëria përfundimisht”.

“Për këtë janë shtuar kapacitetet e monitorimit, kryesisht monitorimi nga ajri, një flotë e madhe dronesh është në operiacion me anë të të cilëve verifikohet monitorimi i cdo skaji të territorit , po ashtu një flotë e madhe automjetesh me kalueshmëri të lartë janë në dispozicion të policisë dhe po ashtu është një numër i madh njerëzish jo vetëm të policisë, por edh të strukturave t shtetit të angazhuar në këët front të madh”, – tha Lleshaj./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com