Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte deklaroi se të dielën italianët mund të shkojnë në plazh për të pushuar, pasi vendi po heq gradualisht kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit.
“Nuk do e kalojmë verën në ballkone, duke e lënë bukurinë e Italisë në karantinë. Mund të shkojmë dhe të shijojmë bregdetin, malet dhe qytetet tona të bukura”, theksoi Conte për gazetën “Corriere della Sera”.
“Do të ishte mirë nëse italianët i kalojnë pushimet në Itali, edhe nëse pushimet janë ndryshe nga zakonisht, pasi qytetarët duhet të ndjekin rregulla dhe të tregohen të kujdesshëm”, shtoi ai.
Conte nuk dha detaje nëse ata do të ishin në gjendje të udhëtonin jashtë Italisë.
Rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit, nënkuptojnë se italianët nuk mund të udhëtojnë ndërmjet rajoneve, përveç rasteve kur kanë një arsye të fortë.
Conte theksoi se heqja e këtij kufizimi mbetet e paqartë, pasi varet nga e ecuria e pandemisë. / /atsh