Loading...

38 pacientë në dy spitalet COVID, 8 prej tyre janë në terapi intensive

Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rritje e numrit të shtrimeve në spital me COVID-19, duke e çuar numrin e të hospitalizuarve në 38.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në deklaratën e përditshme të saj për mediet, bërit të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rritje të numrit të të shtruarve në spital.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, bëri të ditur se, “siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive”.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë. Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID-19 dhe të telefonojnë menjëherë Urgjencën Kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus”,- tha Fico.

“Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID-19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”,- u shpreh Fico.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:
Tiranë 99
Krujë 81
Shkodër 15
Kurbin 9
Elbasan 3
Kamëz 3
Kukës 2
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1/atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com