Loading...

Ish-kryeministri Meksi: Masat kufizuese të drejta, të mos rrezikojmë valë të dytë infektimesh

Ish-kryeministri i Partisë Demokratike, Aleksandër Meksi, ka vlerësuar masat e marra nga qeveria në fillim të pandemisë.

“Kemi pandeminë dhe masat shëndetësore ndaj saj dhe masat ekonomike të domosdoshme përderisa ekonomia është bllokuar nga një politikë e drejtë e mbylljes, e kontrolluar deri më sot. Por jo që sot e tutje. Mjafton të shikoni fotografitë e djeshme dhe të sotme të Tiranës, Durrësit, Beratit për të kuptuar që njerëzit e quajnë që nuk paraqet më asnjë rrezik”, tha Meksi në një intervistë për Report TV.

“Politika që zgjodhi qeveria shqiptare, kur në mënyrë të rregullt u bë një bllokim, një mbyllje, pra një kufizim i lëvizjeve me masa të rrepta nga policia, siç e kanë dhe vendet e tjera të cilat dhe sot e kësaj dite që kanë filluar fazën e dytë, pa kufizime të orarit, pa kufizime për individët, nuk të lejojnë të hysh në një dyqan po nuk kontrolluan temperaturën, nuk të lënë të bredhësh rrugës pa maskë, sidomos kur ka njerëz. Nuk të lënë pra të jesh në kushte pune pa marrë këto masa”, theksoi Meksi.

Duke pohuar se nëse bëri mirë kur bëri një kufizim dhe ndoqi kufizimin, Meksi shton se qeveria duhet të mbajë situatën nën kontroll me rritje edhe të numrit të testimeve që “të mos rrezikojmë valë të dytë infektimesh”.

Ish-kryeministri i PD-së, gjithashtu falënderoi punën e mjekëve duke thënë se, “edhe në këtë rast, nuk kam asnjë vërejtje për punën e mjekëve, duhen falenderuar, duhet t’u jemi mirënjohës, ata rrezikojnë jetën e tyre duke punuar në kushte jashtëzakonisht të vështira. Nuk i hodhën rrobat siç bëri policia dhe ushtria në ’97 për të qenë të qetë”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com