Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 243 637 të vdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.
Më shumë se 3 441 540 raste të infektuar janë diagnostikuar zyrtarisht në 195 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë. Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.
Mes këtyre rasteve të paktën 1 055 500 konsiderohen sot të shëruar.
SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fund të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve me 66 385 vdekje për 1 133 069 raste. Të paktën 175 382 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 28 710 të vdekur për 209 328 raste, Britania e Madhe me 28 131 të vdekur për 182 260 raste, Spanja me 25 264 të vdekur për 217 466 raste, Franca me 24 760 të vdekur për 168 396 raste.
Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 82 877 raste, 2 raste të reja të shtunën dhe të dielën, mes të cilëve 4 633 të vdekur dhe 77 713 të shëruar.
Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 142 611 të vdekur për 1 535 203 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 70 018 të vdekur për 1 189 649 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 13.156 të vdekur për 246 581 raste, Azia 9 061 të vdekur për 237 852 raste, Lindja e Mesme 6 929 të vdekur për 181 730 raste, , Afrika 1 740 të vdekur për 42 408 raste dhe Oqeania 122 të vdekur për 8 125 raste./atsh