Të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar forma të rënda të COVID.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndarë disa këshilla, me qëllim edhe mbrojtjen nga rreziku i infeksionit për kategoritë më të rrezikuara.
“Lani duart. Kollituni, tështini në gropën e berrylit ose përdorni kartopecetë. Ndiqni masat e rekomanduara të distancimit. Pastroni dhe dezinfektoni shpesh sipërfaqet. Shmangni aktivitetet publike të panevojshme por komunikoni cdo ditë nëpërmjet telefonit dhe miqtë dhe familjarët. Evitoni grumbullimet publike dhe cdo aktivitet tjetër publik të panevojshëm. Mbani në shtëpi rezerva ushqimore dhe medikamente të mjaftueshme për të paktën 2 javë. Blini ushqime nëpërmjet internetit ose kërkoni ndihmë tek vullnetarët apo të afërmit. Evitoni vizitat tek të afërmit gjatë epidemisë së covid 19. Disa njerëz shfaqin simptoma të lehta dhe nuk e dinë që janë të infektuar. Kontaktet me miqtë dhe të afërmit mbajini nëpërmjet telefonit”, rekomandon ministria./atsh