Kryeministri Edi Rama u ka dedikuar një video të gjithë atyre që e kanë përqeshur për Aeroportin e Kukësit.
Në video shfaqen pamje nga punimet që po bëhen për ndërtimin e këtij aeroporti, për të cilin Rama thotë se do të jetë gati vitin tjetër.
Gjithashtu Kryeministri thotë se do të ketë një fluturim falas me “Migjenin” për të gjithë ata që e kanë sharë nga Londra.
“MIREMËNGJES, me këtë video të dedikuar për të gjithë ata që më kanë përqeshur për Aeroportin e Kukësit, ku po punohet intensivisht dhe vitin e ardhshëm do të ulim Migjenin, me një fluturim falas për të gjithë ata që më kanë sharë nga Londra”, shkruan Rama krah videos.