Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me reshje shiu në të gjithë vendin.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjera reshjet priten të jenë të dobëta.
Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive dhe do të shoqërohen me shtrëngata.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14/ 20°C
në vendet e ulëta: 13 / 21°C
në vendet malore: 7 / 13 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë dhe mesatare.