“Ditët e fundit u krye sërish dezinfektimi në tregun e shumicës, Shtëpinë e Foshnjës, Komisariatin e Policisë, si pjesë e prioriteteve të bashkisë për të garantuar higjienën dhe pastërtinë e nevojshme”, – tha kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
“Mjediset e dezinfektuara, janë më tepër siguri për jetën tonë. Puna jonë, është e përditshme”, – tha Leli.
Sipas tij, dezinfektimi do të vijojë çdo ditë në hapësirat publike të Vlorës, rrugë, institucione, etj.
Ndërkohë në territorin e qarkut Vlorë të gjitha strukturat ligjzbatuese kanë ndjekur zbatimin e plotësimit të kushteve për respektimin e fashës së orarit si dhe inspektimin në aktivitetet private.
Bashkia e Vlorës ka marrë gjithashtu të gjitha masat për zgjerim hapësirave të tregtimit pranë tregut në qendër të qytetit, krijimin e kushteve të përshtatshme konform rregullave të ruajtjes nga COVID-19.
Ndërsa për mosplotësim të kushteve tregu i “Orizit” si dhe tregu në Novoselë vazhdojnë të jenë të mbyllur deri në plotësimin e kushteve nga bashkia Vlorë./atsh