Loading...

Rruga e Arbrit/ Ura e Vashës pothuajse e përfunduar, më e larta në rajon

Kryeministri Edi Rama përcolli pamje nga Ura e Vashës, pothuajse e përfunduar tashmë, pjesë e rrugës së Arbrit.

“Mirëmengjes nga ura e Vashës”,- uroi kryeministri Rama.

Rama inspektoi dje punimet në urën e Vashës, e cila është më e larta në rajon, 152 m, tashmë thuajse e përfunduar, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Sa i takon punimeve, janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një bypass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm.

Nga 70 km rrugë që ka Rruga e Arbrit dhe 6 tunele, janë përfunduar 5 tunele dhe me shumë se 54 km janë të përshkueshme. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com