Aktori amerikan Tom Hanks i shkruajti një letër një djali australian tetëvjeçar të dhunuar në shkollë për shkak të emrit të tij: Corona.
Djaloshi, Corona De Vries i kishte shkruar atij kur dëgjoi se Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson ishin shtruar në spital në Queensland pasi kontraktuan virusin dhe aktori, i cili koleksionon makinat e shkrimit, ia kishte dhuruar atij një makinë shkrimi vintage të markës Corona.
“Kam dëgjuar lajmet se ju dhe gruaja juaj u sëmurën nga koronavirusi. A jeni mirë?”, kishte shkruar djaloshi duke shtuar se ”në shkollë ai quhet coronavirus dhe për këtë gjë mërzitej shumë”.
“I dashur miku im Corona. Letra juaj na ka mbushur me gëzim! Faleminderit që jeni një mik i mirë. Miqtë i bëjnë miqtë të ndjehen mirë kur janë në tokë”, ishte përgjigjur aktori.
Aktori dhe gruaja e tij u kthyen në SHBA pas tre javësh bllokim në Australi, ku kishin shkuar në biznes, dhe me këtë rast, aktori i dhuroi djaloshit makinën e shkrimit. /atsh