Pensionistët kanë pasur mundësi sërish këtë të shtunë të lëvizin lirisht brenda një fashe orare të përcaktuar vetëm për ta.
“Sa shumë mund e dashuri në rritjen e fëmijëve dhe fëmijëve të fëmijëve. Sa shumë punë e mund për familjen dhe për Shqipërinë. Sa shumë sakrifica e po aq modesti e mirëkuptim në pranimin e tyre. Sa shumë shembuj qytetarie prej tyre në ditë të vështira e sa shumë borxhe për ta sot e gjithmonë”, tha tha sot Kryeministri Edi Rama ndërsa ndau një video nga rrugët e kryeqytetit, ku deri në orën 11:00 lejohen të qarkullojnë vetëm pensionistë.
Ndërkohë që gjithë vendi është vendosur në një karantinë totale prej orës 17:30 të ditës së premte deri në orën 05:00 të ditës së hënë, Kryeministri lajmëroi sërish këtë të shtunë një fashë orare kushtuar vetëm pensionistëve.
Deri në orën 11:00, pensionistët lejohen të lëviznin për shëtitje, por gjithmonë duke zbatuar disa masa në kuadër të ruajtjes së distancës sociale./atsh
blob:https://www.facebook.com/22a4e6d1-9c46-459f-b36f-7f1ceb0cb1ee