Ka vijuar edhe sot operacioni i qeverisë për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve për të frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit mbërritën mbrëmjen e së dielës 134 persona nga Milano.
Të gjithë personat e kthyer do të karantinohen për një periudhë 14-ditore në Durrës, në hotelet që kanë rezervuar dhe që janë vendosur në dispozicion nga qeveria shqiptare./atsh