Në asnjë institucion të vuajtjes së dënimit në vendin tonë nuk ka të infektuar me koronavirus.
Shefja e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino theksoi se “nuk ka asnjë të burgosur të sëmurë me COVID-19 në burgun e Recit dhe në asnjë burg të vendit tonë. Personeli në burgje, kemi pasur raste siç kemi komunikuar edhe më parë dhe ky numër nuk ka ndryshuar’
Bino ka sqaroi se Instituti i Shëndetit Publik ka qënë i përgatitur me tampona qëkur nisi historia e sëmundjes në Kinë.
“Ne kemi pasur tampona që në fillim, jo vetëm tampona por edhe kite reagent për testin me pcr pra për testin molekular të këtij virusi pasi jemi përgatitur qëkur filloi historia e sëmundjes në Kinë dhe mës pas janë blerë nga ministria e Shëndetësisë”, u shpreh ajo.
Lidhur me infektimet në fshatra të Tiranës, Bino u shpreh se “unë nuk mund të flas për vatra të nxehta por ne kemi kryesisht shpërthime familjare të cilat janë të lidhura me grupe familjesh. Ka pasur edhe në fshatrat e Tiranës por jo një numër të lartë rastesh”. /atsh