Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka vlerësuar maksimalisht masat e marra nga qeveria Rama mbi koronavirusin.
Në një intervistë televizive, Topi tha se masat janë marrë në kohë, megjithatë tashmë qeveria është përpara një sfide që të mendojë përtej pandemisë, lidhur me ekonominë e vendit.
“Pas pandemisë virale do të vijë pandemia ekonomike. Raportimet që vijnë nga FMN janë shumë alarmante. Unë do marrë në konsideratë vetëm recesionin që parashikohet në Greqi është 10%. Në Itali parashikohet recesion 9.5%. deri në 5.6% në SHBA. Italia që është vendi ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë, me të cilët nuk është thjesht problemi i remitancave, por dhe i raporteve tregtare, të import eksporteve, nuk do kalojë në kuotën plus as gjatë vitit 2021. Kjo do të thotë që lidershipi politik shqiptar vërtetë po e kalon me nota pozitive historinë e koronavirusit. Jepi Çezarit atë që i takon Çezarit. Ndihemi mirë kur Kryeministri merr vendime të drejta. Ky ishte një vendim që lidhet me karantinën dhe e mori në kohë. Do marri përgëzimet e mia gjithmonë”, u shpreh Topi./atsh