Ish-deputeti i PD-së Brdh Spahia akuzoi sot, Ministrinë e Shëndetësisë se po fsheh realitetin në lidhje me tamponët e marrë në Shkodër.
Në reagimin e tij, Spahia e konsideron fshehjen e tamponëve si një krim dhe sipas tij tamponët e marrë në Shkodër nuk janë analizuar.
“Fshehja e të infektuarve është një akt kriminal, i përsëritur e koha po tregon se nuk është rastësi! Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71”, tha ai.
Spahia tha se dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra. /atsh