Loading...

U ekzekutua teksa lëvizte me makinë, zbulohen lidhjet e biznesmenit grek me 56-vjeçarin nga Berati të vrarë në Athinë. Dyshohet se…

Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e një biznesmeni të njohur grek, Christos Gialia, me armë zjarri në Mandra të Athinës.

Christos Gialia, sipas raportimeve nga News24, rezulton bashkëpunëtor i shqiptarit Thimi Droboniku alis Thimi Prifti, 56 vjeç, nga Berati, i ekzekutuar me armë në “Palio Faliro” të Athinës në 31 nëntor 2023 nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se biznesmeni i ekzekutuar sot furnizonte me cigare Drobonikun, i cili ka pasur precedentë penalë në Greqi për kontrabandë cigaresh dhe çështje droge.

Ka dyshime se dy vrasjet mund te lidhen me njëra-tjetrën, përpos kësaj, biznesmeni i ekzekutuar sot rezulton të ketë të punësuar shumë shqiptarë.

Dyshohet se vrasjet po ndodhin për kontrabandën e cigareve. Pas këtyre vrasjeve janë zbuluar autorë nga Europa Lindore dhe Shqipëria.

Ndërkohë pak metra larg vendit ku u krye ekzekutimi i Christos Gialia, u gjet e djegur edhe një automjet tjetër, brenda së cilës u gjet një kallashnikov. Dyshohet se automjeti është i autorëve të vrasjes së Gialia.

Sipas informacioneve të protothema.gr viktima ishte biznesmen në tregtinë e mishit, ndërsa në të kaluarën ka qenë i përfshirë edhe në administrimin e ekipeve të futbollit.

Në vitin 2018, në oborrin e shtëpisë së saj, në të njëjtën zonë, ishte vrarë edhe gruaja e parë e viktimës dhe nëna e djalit të tij të rritur. Motivi i vrasjes së saj ishte grabitja.

Policia greke ka nisur hetimet për kapjen e autorëve, të cilët u larguan me motor. Automjeti është gjetur në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit kanë tentuar të shuajnë zjarrin në vendngjarje.

Nga hetimet, pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit. Pak metra më tutje është pikasur një tjetër makinë e djegur, me gjasë e autorëve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com