Loading...

Marrëveshja me Italinë për pensionet, ja si do të përfitojnë emigrantët shqiptarë

Shqipëria dhe Italia nënshkruan një marrëveshje shumë të rëndësishme për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore. Nga kjo marrëveshje përfitojnë 500 mijë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali.

Në lidhje me këtë marrëveshje në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, në një lidhje “Skype” me gazetarin Aleksandër Furxhi, ka folur Beskida Aliaj, nga Sindikata e Punës për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve në Itali.

Ajo ka thënë se kjo është një ditë shumë e gëzuar për emigrantët shqiptarë në Itali, teksa shpjegoi si funksionon marrëveshja.
Aleksandër Furxhi: Ka vite që flitet për këtë marrëveshje, të paktën 5 vitet e fundit. Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për ju?

Beskida Aliaj: Është një ditë shumë e gëzuar kryesisht për emigrantët e Italisë por edhe për mua sepse kemi disa vite që po punojmë fort për këtë marrëveshje dhe mund të ngremë një dolli sot për këtë arritje.

Aleksandër Furxhi: Në Itali janë rreth 500 mijë shqiptarë zyrtarisht, por rreth 25 mijë dalin çdo vit në pension. Për këta që dalin në pension, le të marrim një shembull, një shqiptar që ka punuar 10 vite gjatë kohës së komunizmit, në vitet 90 emigron në Itali, si përfiton ai nga kjo marrëveshje?

Beskida Aliaj: Marrëveshja bën të mundur bashkimin e viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë. Nëse një emigrant ka ikur me eksodin e parë dhe ka 10 vite punë në Itali me siguracione të rregullta, atij do t’i bashkohen këto vite punë.

Emigranti, nëse nuk do të ishte kjo marrëveshje do t’i kishte të ndara këto vite pune dhe nuk do ishte përfitues i asnjë pensioni siç e dikton edhe ligji. Në këtë situatë të gjitha vitet e tij do të digjeshin. Ndërsa me anë të marrëveshjes asgjë nuk do të digjet, por do të përfitojë dy pensione nga secili shtet.

Aleksandër Furxhi: Dhe ndoshta merret me mend por vitet që ka punuar në të zeze nuk ka asnjë shans që të njihen?

Beskida Aliaj: Nuk llogaritet sepse nuk ke asnjë lloj dokumenti që vërteton se ke punuar. Ndërsa situata e dytë është kjo, Italia ka një ligj specifik që thotë se nëse ke 42 vite e 10 muaj punë për burrat dhe 41 vite e 10 muaj punë për gratë, mund të përfitosh një pension me vjetërsi pune në çfarëdolloj moshe, pension të hershëm, sepse mosha zyrtare në Itali është 67 vjeç, ndërsa ky emigrant mund ta marri pensionin që 60 vjeç.

Shumica e shqiptarëve i kanë arritur këto vite nëse vitet bashkohen me Shqipërinë.

Aleksandër Furxhi: Pensionin qytetari do e tërheq në Itali në rast se jeton në Itali dhe në Shqipëri një italian nëse jeton në Shqiëpri apo ka raste që do e marr në të dyja vendet sipas kontributeve që ka derdhur?

Beskida Aliaj: Nëse jeton në Itali pensioni shqiptar do transferohet në Itali, nëse jeton në Itali do të transferohet këtu. Unë do t’i ftoja t’i drejtohen zyrave tona sepse jemi në gatishmëri të çdo emigrant për ta ofruar këtë shërbim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com