Vrasja brutale e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu, ka tronditur opinionin publik në Kosovë.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe mësuesi i tij i fillores Faton Bunjaku, i cili e cilëson të riun si një djal model.
Mësuesi shkruan se 18-vjeçari ishte tepër i edukuar dhe i sjellshëm, edhe pse ishte një fëmijë jetim. “Lulzimi ishte nxënës i imi për dy vite, ishte model i një të riu të edukuar edhe pse ishte jetim.
Na fal Lulzim, ndoshta ishte dashur të të flasim më tepër se kjo botë nuk është e drejtë sa je ti për të. Ishte dashur të të them se njerëzit e mirë e të drejtë edhe pse janë në rrugën e tyre, nganjëherë ”ua zënë rrugën horrave”.
Na fal Lulzim, që ne si shoqëri kemi krijuar një ambient të pasigurt ku do të duhej të rriteshin fëmijët model siç ishe ti”, shkruan mësuesi në facebook.
I riu, u godit me makinë dhe u rrah brutalisht me shufra hekuri nga dy bashkëmoshatarë, pas një sherri për radhën në berbehane.