Loading...

Rama: Basha është duke fjetur, edhe po të zgjohet nuk presim gjë të re..

Rama: Basha është duke fjetur, edhe po të zgjohet nuk presim gjë të re
Gjatë konferencës me gazetar për fundvit, kryeministri Edi Rama nuk la pa injoruar edhe Lulzim Bashën, duke e konsideruar si “në gjumë”.

Rama tha se do ja bënte opozitën qeverisjes së tij, shumë herë më mirë se ajo opozita aktuale, të cilën e konsideroi si të dobët. Gjithashtu, ai e konsideroi Lulzim Bashën dhe si përgjegjës për “21 Janarin”, ku sipas tij, pa u dënuar fajtorët e vërtetë, drejtësia në Shqipëri do të jetë e gjymtuar moralisht.

“Nëse do merrja përsipër të bëja opozitën e vetes time dhe qeverisë do isha shumë më i zoti se gjithë këta, mund t’jua them. Por s’mund ta bëj. U mbyll viti me një opozitë të dobët, por nuk është pjesë e misionit tim që të ndërtoj një opozitë të fortë. Më vjen shumë keq po këtë e kam thënë prej kohësh, jo se jam profet as shoh filxhan, po duhet të ishe shumë i verbër që të mos e shikoje prej kohësh se kjo do vinte.

Lulzim Basha s’dihet ku është. Mund t ju them se tani në këtë orë është duke fjetur. Jam i sigurtë. Po dhe po të zgjohet nuk presim gjë të re. Sa i përket 21 Janarit, pa u gjykuar 21 Janari dhe pa dënuar fajtorët e vërtetë drejtësia në Shqipëri do të jetë një drejtësi e gjymtuar moralisht.

Sa i përket Lulzim Bashës, ka qenë ministër i Brendshëm, është padiskutim pjesë e zinxhirit komandues, por unë nuk bëj as Prokurorinë as gjykatësin, por unë mund të them që 21 Janari është krim shtetëror dhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut është kaq i qartë, ku është vendosur e zeza mbi të bardhë nga dora e gjykatësve me reputacionin më të lartë në Evropë. Aty ka një zinxhir krimesh, nuk është vetëm vrasja.” tha Rama

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com