Loading...

Nuk është një video, por janë tri. Djali i vogël ka filmuar babain teksa i dhunonte nënën. Ja çfarë u gjet në shtëpi

Nuk është vetëm një video amatore që provon kërcënimet, dhunën dhe kanosjet për vrasje të 41-vjeçares, Bedrie Loka, por janë tri të tilla.
Të trija videon janë realizuar nga aparati telefonik i djalit të vogël i Bedries, K.L, i cili në tre episode dhune ndaj nënës së tij, ka filmuar me telefon babain Xhemal alias Ervis Loka, teksa dhunën, kërcënon me vrasje gruan e tij.

Tre videot janë prova kryesore që ka administruara prokuroria dhe policia e Durrësit, ndërsa oficerët kanë marrë në pyetje dhe djalin e vogël të çiftit Loka, i cili ka treguar gjithçka që ndodhte brenda mureve të shtëpisë.

“Ora News” ka mësuar se në njërën prej videove Xhemal Loka, e kap në pjesën e kokës bashkëshorten e tij, duke e ofenduar me fjalë fyese, kërcënon dhe godet me sende të forta.Ndërsa skena me kanosje me thikë dhe kërcënime kanë dy videot e tjera, të cilat janë regjistruar nga djali i vogël i çiftit.

Përmbajtjen e këtyre videove, i arrestuari Xhemal Loka gjatë marrjes në pyetje i ka konsideruar si pjesë normale të jetës në çift të ndikuara dhe nga fyerjet ndaj saj në rrjetin social, po dhe distanca.

Deri më tani ai është arrestuar për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” ndaj gruas së tij. Ndërsa pritet që këtë javë të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokuroria.

Xhemal Loka i ka qëndruar deklaratave të bëra paraprakisht që më 2 janar, se gruan ia vrau sedra pas gjuhës denigruese, fotove me sharje që vazhdonin të qarkullonin në rrjetin social “TikTok”.

Në dosjen e policisë thuhet se nëna e 4 fëmijëve i ka ndëruar jetë në datën 3 janar 2024 në qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Policia ka nisur hetimet duke shkuar në banesën e viktimës.

Në katin e parë të banesës në dhomën e ndenjes janë gjetur një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula me tub cilindrik, të dyshuar fotoksinë të cilat dyshohet se i ka konsumuar 41-vjeçaria.

Në tapetin e kësaj dhome shikohen dhe mbetje ngjyre gri nga materiali i fotoksinës.

Lidhur me këtë ngjarje është marrë në pyetje burri i viktimës,Xhemal Loka, i cili ka shpjeguar se më datën 27 dhjetor 2023 ka ardhur në Shqipëri, pasi ndodhej në Francë. Ai ka sqaruar se banon me familjen e tij e përbërë nga Bedrie Loka, dhe 4 fëmijë.

“…kam 3 djem, quhen D.L, K.L. dhe A.L dhe një vajzë që e kam të fejuar. Sqaroj se gruaja ime ka patur stres e ankth në lidhje me kohët e fundit. Gruaja mund ta ketë kryer këtë veprim si pasojë që para rreth një viti persona të paidentifikuar, i kanë hapur një adrresë në “Tik Tok” në emrin e saj…”, ka treguar në polici bashkëshorti.

Më tej Xhemal Loka, ka sqaruar se një natë para ngjarjes Bedrie Loka, ka qenë në rregull nuk ka patur shqetësime, madje e kanë kaluar mirë dhe duke festuar Vitin e Ri.

Por sipas tij prej kohësh ajo kishte shfaqur idenë se nuk përballoj dot për foton që i kanë publikuar në rrjetin “TIKTOK”.

“…unë jam çuar në mëngjes dhe e kam parë Bedrien të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes, mu në mes të shtëpisë. Me automjetin e vëllait të tij e kemi transportuar deri në urgjencën e Spitalit Durrës, dhe aty i kanë komunikuar se ka konsumuar fotoksinë, dhe e kanë nisur me ambulancë në drejtim të QSUT për mjekime më të specializuara dhe më pas e kanë quar në reanimacion. Por për shkak të gjendjes së rënduar, ka ndërruar jetë…”, ka treguar Xhemal Loka.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com