Interesi i mediave ndërkombëtare për bukuritë e Shqipërisë po vijon.
“The New York Times”, i kushton një artikull 52 destinacioneve që duhen vizituar përgjatë këtij viti dhe në të përfshin edhe vendin tonë.
Shkrimin e nis me Alpet shqiptare të cilat shtrihen edhe në Kosovë dhe Malin e Zi dhe tashmë prej vitesh të apasionuarit pas ecjeve në mal janë të mahnitur prej kësaj perle natyrore.
Veçon Thethin dhe thekson se tani ky destinacion është lehtësisht i aksesueshëm falë edhe investimeve të reja në infrastrukturë.
Vizitorët mund të qëndrojnë në bujtina ku mund të shijojnë një pamje të jetës rurale përpara se të ecin drejt Luginës së Valbonës.
Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës” ka një sipërfaqe që përfshin rreth 200,000 hektarë ku takohen pyje të ahut, pishës, bredhit, livadhe alpine dhe përrenj e lumenj malorë që ofrojnë peizazhe që të lënë pa frymë.
Të gjithë turistët e huaj që kanë interes të vizitojnë këto destinacione do ta kenë më të lehtë dhe kjo sipas prestigjozes amerikane falë linjave të reja ajrore.
Kompanitë me çmim të ulët biletash kanë zgjeruar hartën e destinacioneve duke shtuar linjat e fluturimit nga dhe për në Shqipëri.