Loading...

Erion Braçe: Ushqehemi shumë shtrenjtë, shuuuuumë shtrenjtë…

Deputeti socialist Erion Braçe, ka komentuar shtrenjtimin që s’ka fund, të ushqimeve në Shqipëri.

“Ushqehemi shume shtrenjtë, shuuuumë shtrenjtë

INSTAT tha dje se ne dhjetor, çmimet e ushqimeve u rriten me 2.38%; por ne krahasim me nje vit me pare-2022, çmimet e ushqimeve u rriten me 6.7%;

Zarzavatet me shtrenjte, frutat me shtrenjte, bulmeti më shtrenjtë, mishi e peshku me shtrenjte!

Ushqimi na kushton më shumë se çdo gjë tjetër!

Pse?

Se pari, kemi problem evident me prodhimin e brendshem, si oferte, si prodhim-ndikuar nga kushtet klimatike dhe rendimentet e cenuara, si kosto doemos; por edhe si perjashtim nga tregu per shkak te marrëzisë fiskale, TVSH-se se famshme por qe e fsheh informaliteti;

Të gjitha bashkë i bëjnë perimet e frutat, bulmetin e mishin të shtrenjtë!

Se dyti, kemi problem me #IMPORTIN, TREGTARET dmth;

Dy faktore-renia e cmimeve ne tregjet nderkombetare dhe renia e forte e euros dhe dollarit, duhet te kishin passjelle çmime më të lira;

Në fakt-kane sjelle te njejtat çmime dhe fitime më të mëdha për tregtarët informaliteti masiv ne zinxhirin tregtar ua fsheh paranë e madhe.

Pra po ndodh qe, ushqimet e importit po tregtohen me te shtrenjta se jashte, por me te lira se prodhimi vendas-shkak cilesia ne prag skadence, duke e zhytyr edhe me prodhimin vendas ne padobishmeri, stoqe te pashitura, vecanerisht ne bulmet!

Praaaaaaa, tregjet miserable e të përqendruara në disa duar-dominuar nga importi, po vrasin prodhimin vendas; po mbajnë të shtrenjtë ushqimin e çdo shqiptari, vecanerisht te moshuarve”, shkruan deputeti socialist.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com