Loading...

‘Eh si u bë kjo punë! Më mirë vdekur se pleqëri’, Gjebrea largon nga studioja 87-vjeçaren e përlotur

Hajria është e pranishme në debatin q po zhvillohet në “Shihemi në Gjyq” mes dhëndrit, Bujarit dhe vajzës së saj, Haxhiresë. Deri më tani, 87-vjeçarja ka dëgjuar deklaratat e Bujarit që kërkon mos ta mbajë më vjehrrës në shtëpi pas 23 vjetësh që jeton me ta dhe refuzimin këmbëngulës të Haxhiresë për ta lënë të vetme nënën.

Në debat u prek edhe dhuna që e moshuara ka përjetuar nga njëra prej vajzave të saj, dhuna që Bujari ka pësuar nga vëllai dhe nipi i Haxhiresë, momente që e bënë 87-vjeçaren të përlotej. I prekur nga situata, moderatori i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea vendos që të shkojë vetë te Hajria dhe ta largojë nga studioja që ajo të mos dëgjojë më deklarata të tilla.

Ardit Gjebrea: Eja me mua! (I zgjat krahun)

Hajria: Kush je?

Ardit Gjebrea: Unë kush jam? Arditi.

Hajria: Si je? (Hajria përqafon dhe puth Gjebrean).

Ardit Gjebrea: Mirë si je ti? Eja me mua, eja!

Hajria: Eh si u bë kjo punë kështu!

Ardit Gjebrea: Eh si u bë kjo punë, por unë ty do të të shoqëroj, do shkosh në zyrën time, do pish një kafe, do rrish për qejfin tënd se ti nuk duhet t’i dëgjosh këto gjëra për mendimin tim dhe jam dakord me zonjën Eni që ti nuk ke pse…

Bujar: Jo, jo ajo duhet të flasë zoti Ardit, të flasë edhe për djalin e saj.

Ardit Gjebrea: Jo, shiko, ka duruar çka duruar, unë nuk mendoj që duhet të rrijë dhe të dëgjojë qoftë edhe djalin e saj në qoftë se do të na flasë në telefon, kështu që këto mamatë e mira që kemi duhet t i mbajmë në pëllëmbë të dorës dhe nuk kanë pse dëgjojnë nga këto gjëra.

Hajria: Pleqëria qenka si fëmija! Më mirë vdekur se sa pleqëri! Sidomos si unë njëherë.

Ardit Gjebrea: Jo, unë jam i bindur që do të shkojë gjithçka mjrë.

Hajria: Ah të keqen nëna ty! (Hajria e përqafon dhe puth sërish Arditin përpara se të largohet)./tvklan.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com