Një 34-vjeçar nga Divjaka u arrestua pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, 14 vjeç.
Aranit Arapi 34 vjeç nga fshati kryekuq i Divjakës është ndaluar pasditen e djeshme nga policia. Arapi, ishte martuar në verën e 2023 me të miturën, martesë për të cilën prindërit e vajzës nuk ishin dakord.
Nga ana tjetër, prindërit e 34-vjeçarit thonë se ata nuk e dinin moshën e nuses minorene dhe se e reja ka këmbëngulur të vazhdonte lidhjen për shkak të dashurisë.
Denoncimin në polici e kanë bërë prindërit e vajzës. Pas arrestimit të 34-vjecarit, ajo është larguar nga banesa e burrit dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia.
‘Bëmë dasmën me frikë se thamë mos vinin me kallasha, nuk e di andej-këtej’.
34 vjeçari jetonte me një 14 vjeçare nga Rroskoveci prej marsit të vitit të shkuar.
Historia është komplekse pasi prindërit e vajzës nuk kanë dashur që kjo lidhje të vazhdojë.
Kanë qenë prindërit e vajzës dhe që kanë shkuar për t’a marrë dhe vajza nuk ka dashur, por donte të rrinte në shtëpinë e burrit. Sipas prindërve të Arianitit nusja ka jetuar prej 15 marsit dhe dje e kanë marrë policia bashkë me djalin
Bukurie dhe agim Arapi tregojnë historinë e ndaluar të dashurisë për dy të rinjtë me diferencë prej 20 vjetësh, por që sipas tyre jetonin të lumtur, madje dasma është bërë në 29 gusht.