Bari (Osman) Tosku, 65 vjeç nga Rrogozhina, ka humbur jetën duke u zënë poshtë nga mjeti bujqësor, freza.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme dhe viktima ka qenë duke zbritur me mjetin e tij nga kodra për në banese, i cili është përmbysur në tatëpjetën e rrugës.
Sipas banorëve, viktima ka qenë duke prerë dru ulliri për ngrohje në kodrën e Rrogozhinës dhe po i transportonte ato për në shtëpi.
Në këtë rrugë me gropa dhe të pashtruar, është përmbysur mjeti duke e zënë poshtë 65-vjecarin. 65-vjecari jetonte vetëm me gruan, ndërsa në shtëpi janë hapur dyert e mortit, trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit Durrës.