Loading...

Rama: Le të hidhet përpjetë kush të dojë, por reformë në drejtësi pa PS nuk ka anglo-amerikan apo europerëndimor që bënte dot në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ia ka veshur Partisë Socialiste dhe qeverisë së tij, meriat për kryerjen e reformës në drejtësi.

Duke folur nga Kongresi i PS, Rama u shpreh se asnjë anglo-amerikan apo europ[erëndimor mund ta bënte atë reformë, pa Partinë Seocialiste. Për të mbështetur këtë, Rama tha se ndërkombëtarët kanë qenë në Shqipëri që prej rënies së diktaturës, dhe kjo reformë mund të ishte bërë shumë kohë më parë.

“Le të hidhet përpjetë kush të dojë, por reformë në drejtësi pa PS nuk ka anglo-amerikan apo europerëndimor që bënte dot në Shqipëri. Nuk erdhën në Shqipëri në 2013, këtu ishin që kur Shqipëria u çlirua nga ferri i diktaturës… nëse reforma do të ishte produkt eksporti i detyrueshëm për vendet që duan të futen në BE, atëherë BE dhe SHBA do ta kishin eksportuar edhe në vende të tjera në Ballkan.

Ndërkohë që atyre vendeve u tregojnë Shqipërinë dhe u thonë merrni shembull sesi bëhet pastrimi i sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Ndaj ata që thonë të kundërtën e bëjnë nga pozitat e kundërshtarët e PS.

Nuk e solli koha këtë transformim, por PS, dhe PS e solli populli shqiptar në vitin 2013 dhe jo Amerika.

Para se të thoni ‘sa mirë që e bëri Amerika’… E bëjmë dhe ne një gjë nëse i hyjmë. Këtë meritë historia s’ka kujt ia njeh përveç… Problemi i madh sot është se çfarë duhet të bëjmë ne më shumë dhe shumë herë që të afrojmë ditën që drejtësia në Shqipëri të jetë e aftë, e ndershme për të gjithë shqiptarët. Gjithçka po ndodh me hetimet ndaj individëve me një profil të lartë të politikës. Është vetëm zgjimi i një shpirti drejtësie të fjetur prej më shumë se 100 vitesh në koma, në nëntokën e kombit shqiptar.

Kjo është një domosdoshmëri për të shkuar para për forcimin e mirëqeverisjes. Ndaj do e mbështesim pa kushte këtë krijesë. Nuk mjaftojnë disa ditë që të kalosh nga një fazë shekullore, në një fazë të funksionimit të shtetit të së drejtës. Armiqtë e parlamentit të Shqipërisë na morën thuajse 3 vite, kur u aprovua e gjithë ajo paketë. Teksa ne do vazhdojë të mbështesim drejtësinë e re me hapat e saj , ka ardhur koha që t’i bëjmë pyetje të rëndësishme vetes. Ka ardhur koha që të bëjmë shumë më tepër me veten dhe pastaj përmes PS-së, për ta nxitur dhe formuar drejtësinë re që të shtrihet në të gjithë mekanizmin e drejtësisë. Se SPAK janë 1-2 km në distancë nga Prokurorie e Tiranës.

Këtu u fol për 21 janarin, që është peng i drejtësisë së vjetër. Mendoni se në çfarë gjendje janë gjykatat. Ne duhet të mendojmë seriozisht se çfarë duhet të bëjmë që drejtësia të rrisë profesionalizmin e saj.”- tha Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com