Loading...

Ibrahimoviç kthehet sërish tek Milani

Zlatan Ibrahimovic dhe Milan duket se është një dashuri me shikim të parë. Pas dy eksperiencave si futbollist ai rivishet kuqezi, jo me këpucë sporti, por në një rol drejtuesi. Një rol i përshtatur për Zlatan, i cili me siguri është thirrur në apel për t’i dhënë një dorë Milanit të tij në një moment jashtëzakonisht të vështirë.

Suedezi do të jetë krahu i djathtë i Gerry Cardinale, pronarit të klubit kuqezi, këshilltari më i besuar i tij në futboll.Nuk është ende e qartë nëse Ibrahimovic do të ketë një rol specifik brenda klubit kuqezi dhe për çfarë mund të jetë përgjegjës. Megjithatë, duket qartë se Cardinale do t’i kërkojë Ibrës këshilla për menaxhimin sportiv të Milanit.

Drejtori i Përgjithshëm i Milanit, Furlani, nënvizoi rëndësinë e kthimit të Ibrahimovic në botën e kuqezinjve: “Afrimi i një lideri si Ibra, si konsulent, në ekipin drejtues të Milanit nënvizon angazhimin për suksesin e ardhshëm të klubit tonë”. Gjatë periudhës si futbollist i Milanit ai ka fituar dy tituj të Serie A dhe Superkupën e Italisë.

Por, 41-vjeçari mund të jetë alternativë edhe për stolin. E ardhmja e Stefano Piolit është vënë në dyshim dhe verdikti ndaj Njukasëll mund të sjellë shkarkimin. Për këtë fakt, Ibrahimovic mund të marrë frenat e skuadrës si trajner i përkohshëm, gjithmonë kur skuadra ka nevojë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com