Loading...

Grekët e dëbuan në Turqi, shqiptari kthehet në atdhe në moshën 85-vjeçare: Dua të vdes këtu

Shqiptarët e Turqisë edhe pse në dekada janë larguar nga vendi kanë ruajtur traditat dhe kulturën e vendit. Yasin Hallat vizitoi Shqipërinë në vitet e para pas rënies së diktaturës.

Sot në moshën 85 vjeçare ai kërkon nënshtetësinë, një dëshirë që lind edhe si një thirrje nga gjyshërit dhe prindërit. Shqiptari që nuk e harroi origjinën.

Ky është Yasin Hallat i lindur në Turqi por me rrënjë shqiptare…

Shumë kohë më herët prindërit e tij u dëbuan nga grekët për në Turqi, por origjinën nuk e harruan.

U rrit duke dëgjuar për Janinën e Shqipërinë, duke u edukuar me dashuri për kulturën dhe gjuhën e paraardhësve.
Në 1995 bëri përpjekjen e parë për të krijuar një lidhje më të fortë me vendin e tij të gjyshërve.

Për 85-vjeçarin, Turqia është shtëpia, por Shqipëria është malli i zemrës.

Malli për vendin e tij të origjinës është i madh ndaj dhe kërkon të sigurojë nënshtetësinë shqiptare.

Duke mos harruar për asnjë moment origjinën e tij dhe duke shpresuar për të ardhmen e tij në Shqipëri, Yasin inkurajon të rinjtë të mos harrojnë prejardhjen e tyre dhe të ruajnë lidhjen me vendin e tyre.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com