Loading...

Flet babai i bashkëpunëtorit të Naim Murselit: Nëse djali im e ka vrarë Liridonën, është i vdekur për mua

Babai i Granit Plavës, personit që dyshohet se ka kryer vrasjen e Liridona Ademaj, në një intervistë për media ka thënë se nëse djali i tij e ka bërë një vepër të tillë atëherë “është i vdekur për të”.

Mursel Plava po ashtu ka treguar se Graniti jetonte vetëm me gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa ai vetë në Kroaci dhe se kishte dy ditë që kishte ardhur në Kosovë.

“Është shumë e vështirë për tri shtëpitë. Nuk po mundem as me paramendu.

Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë. I them hetuesisë ta çojnë deri në fund, si ka ardhur deri te kjo, kush ka qenë iniciator. Me marrë dënimin e merituar. Kurrë se kisha menduar që e bënë atë punë. Nëse Graniti e ka bo këtë rast le ta merr dënimin e merituar.

Gruaja e tij është e tronditur, nuk po mundet me besu. Nuk e kam takuar. Nuk du me shku me taku, du mu qetësu, nuk jam në gjendje me taku. Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua, është i vdekur për jetë”, tha Plava.

Ai gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com