Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.
Drejtuesi i një automjeti “Land Rover” me iniciale H.K., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues A.L., dhe T.A.
Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.